Copy
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
RIT Kosovë™ (A.U.K) jep bursa edhe për 23 studentë të rinj

 
Data e publikimit: 22 korrik 2016
Kontakti: Visar Jasiqi
038-608-608 apo vjasiqi@auk.org

 
RIT KOSOVË™ (A.U.K) JEP BURSA EDHE PËR 23 STUDENTË TË RINJ



Në raundin e tretë të aplikimeve, RIT Kosova™ (A.U.K) ka dhënë edhe 21 bursa shtesë. Tanimë vlera e dhënë e bursave për studentët e rinj për këtë vit akademik ka arritur në 146,600 EUR dhe kanë përfituar 63 studentë, aplikantë të rinj.
 
Për këtë vit akademik RIT Kosova™ (A.U.K) ka siguruar fonde për bursa në vlerë prej 180,000 EUR,  vetem për studentët e rinj. Të interesuarit e tjerë mund të konkurrojnë për këto bursa deri me 5 Gusht, meqenëse ende ka fonde. Bursat në RIT Kosova™ (A.U.K) dhurohen në bazë të nevojës dhe meritës akademike, që studentët demonstrojnë në testet pranuese, por edhe në baze të suksesit paraprak që kanë treguar në shkollën e mesme dhe aktivitetetet komunitare. Programi i bursave të RIT Kosova™ (A.U.K)™ gjendet në faqen tonë: http://kosovo.rit.edu/scholarship-programs.html.  
 
Ceremonia e dhënies së bursave është mbajtur dje në ambientet e RIT Kosova në praninë e studentëve dhe prindërve të tyre. Presidentja e RIT Kosova™ (A.U.K), Dr. Sharon Hart, në këtë ceremoni rasti uroj të gjithë studentët përfitues dhe i siguroj që RIT Kosova™ (A.U.K) në partneritet me Rochester Institute of Technology është zgjedhja e duhur dhe garanton karrierë te suksesshme profesionale apo akademike.
 
RIT Kosova™ (A.U.K), e njohur paraprakisht si Universiteti Amerikan në Kosovë, është institucion jo-fitimprurës i arsimit të lartë që në bashkëpunim me Rochester Institute of Technology (www.rit.edu), ofron mundësi për studime universitare. Studentët tanë, që me sukses përmbushin kërkesat akademike, marrin diplomë te akredituar ndërkombëtarisht dhe kanë mundësi transferimi në cfarëdo universiteti botëror. Si institucion jo-fitimprures, RIT Kosova™ (A.U.K), çdo vjet ofron bursa për studentët e rinj me qëllim të rekrutimit të më të mirëve. Nëse jeni njëri nga ata apikoni sa më parë!
 
Që nga themelimi në vitin 2003, RIT Kosova™ (A.U.K) ka dhënë bursa në vlerë prej 4 milion EUR ku kanë përfituar rreth 900 studentë.
--------------------------------------------------
For english version contact: Visar Jasiqi
038-608-608 apo vjasiqi@auk.org

Za Srpski jezik kontaktirajte: Visar Jasiqi
038-608-608 apo vjasiqi@auk.org
 
Copyright © RIT Kosovo
ph: + 381 (0) 38 608 608   ·   fax: +381 (0) 38 608 024   ·   web: kosovo.rit.edu

 unsubscribe from this list | update subscription preferences | forward to a friend